Aktualitet

Asfiksohen në ambientet e punës disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, dy në gjendje të rëndë, reagon QSUT

Punonjëset janë paraqitur në ambientet e spitalit, pasi gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

25 Maj 2023, 18:16 Nga A.B
Asfiksohen në ambientet e punës disa punonjëse të një
QSUT

TIRANË- Disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë dërguar në QSUT. Sipas Policisë së shtetit, punonjëset janë paraqitur në ambientet e spitalit, pasi gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, gratë me inicialet T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga QSUT, ku thuhet se 6 persona janë shtruar në urgjencë dhe 1 në shërbimin e toksikologjisë.

“Në lidhje me rastin janë bërë ekzaminimet përkatëse, analizat dhe konsultat me toksikologun. Janë të shtruar në shërbimin e urgjencës ndërsa vetëm 1 prej tyre në shërbimin e toksikologjisë. Aktualisht janë nën vëzhgimin e mjekëve dhe parametrat klinike normale”,- thuhet në përgjigjen e QSUT.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

punonjese te fabrikes ne spital qsut

Sondazh

Poll