Aktualitet

Ndalimi i aktivistëve të 'Lëvizjes Bashkë', sekretarja: Policia la afat deri në orën 18:00, paralajmëruan se do përdorin forcën

Pasi shërbimet policore janë paraqitur pranë selisë, Logu i Shkëndijës, ku kanë ushtruar kontroll, Policia e Shtetit ka lëshuar urdhër-thirrje për 8 aktivistët e “Lëvizjes Bashkë”, mes tyre edhe kreun Arlind Qorin.

25 Maj 2023, 15:33 Nga A.B
Ndalimi i aktivistëve të 'Lëvizjes Bashkë',
Aktivistja e Levizjes Bashke

TIRANË- Policia rrethoi ditën e sotme selinë e “Lëvizja Bashkë”. Sipas lëvizjes, Policia kërkoi të shoqëronte në Polici aktivistët dhe kryetarin Arlind Qorin, pasi në orët e para të mëngjesit zhvilluan një protestë në hyrje të institucionit, ku shpreheshin kundër rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat.

Pasi shërbimet policore janë paraqitur pranë selisë, Logu i Shkëndijës, ku kanë ushtruar kontroll, Policia e Shtetit ka lëshuar urdhër-thirrje për 8 aktivistët e “Lëvizjes Bashkë”, mes tyre edhe kreun Arlind Qorin.

Sekretarja e Lëvizës Bashkë, Mirela Ruko, u shpreh për 'Balkanweb' se as ata vetë nuk e dinë pse shërbimet policore janë paraqitur pranë ambienteve të tyre. Sakaq tha se policia u ka komunikuar se në raste se aktivistët nuk paraqiten vetë pranë komisariatit nr 1, atëherë do të shoqërohen me forcë.

Ka qenë e paqartë dhe për ne. Në asnjë moment nuk na kanë komunikuar që jemi duke thyer ligj. Ata thonë se ne kemi thyer një ligj dhe ne nuk e dimë se cili ligj është ky. Kanë thirrur disa aktivistë, përfshirë një aktivist që nuk ka qenë prezent. Ata paturpësisht kanë kërkuar rritje rrogash.Ne kemi qenë aty paqësisht, normal që u kemi hedhur kartëmonedha. Kanë kërkuar paraqitjen e 8 aktivistëve, përfshirë dhe Arlind Qorin. Nëse nuk shkojnë vetë, do shoqërohen me forcë, na ka komunikuar policia. Kjo ka qenë një protestë paqësore, simbolike por pa prekur njeri”, u shpreh Ruko.

policia ne levizjen bashke

Sondazh

Poll