Aktualitet

30 centimetër ujë në Lezhë nga reshjet, sistemi i kanalizimeve nuk përballon nivelin e prurjeve (FOTO-VIDEO)

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe trotuaret në disa biznese.

25 Maj 2023, 16:36 Nga m.s
30 centimetër ujë në Lezhë nga reshjet, sistemi i
permbytje ne Lezhe

LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë një situatë problematike në Lezhë, duke sjellë edhe radhë të gjata të automjeteve. Disa lagje të qytetit janë bllokuar nga uji, ku duket se tubacionet nuk funksionojnë. Nga pamjet duket qartë se sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve. Për fat të keq, kjo është një situatë e përsëritur sa herë që ka reshje të dendura shiu.

Si pasojë e reshjeve të dendura, ujërat kanë vërshuar nëpër rrugë të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Bëhet me dije se situata më problematike shfaqet në bulevardin "Gjergj Fishta", bllokun e banimit "11 Janari" dhe në lagjen "Besëlidhja". Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe trotuaret në disa biznese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

lezhe reshje intesive shiu permbytje

Sondazh

Poll