Aktualitet

U akuzuan për spiunazh! Lirohen nga burgu “spiunët” e Gramshit, dy rusëve u merret pasaporta

Timofeva dhe Alpatov do të qëndrojnë nën masën detyrim paraqitje dhe Zorin arrest shtëpiak.

25 Maj 2023, 16:38 Nga A.B
U akuzuan për spiunazh! Lirohen nga burgu “spiunët” e
Turistet

TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka vendosur tw lirojw nga burgu, dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, për shkak të afateve hetimore. Timofeva dhe Alpatov do të qëndrojnë nën masën detyrim paraqitje dhe Zorin arrest shtëpiak. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në mbyllje të hetimeve. Svetlana Timofevës e Fedir Alpatovit iu bllokohet pasaporta që të mos dalin jashtë Shqipërisë.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.

PSE U ARRESTUAN TURISTËT?

Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan në 20 gusht të 20220-it, nga policia pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh. Ata tentuan që të futen në ambientet e brendshme të uzinës, por u diktuan nga ushtarët shqiptarë të cilët u bënë shenjë që të ndalojnë. Gjatë ndalimit të tyre mbetën të plagosur dy ushtarët shqiptarë.

Gjatë procesit të hetimeve, Rusia lëshoi një fletëarresti për rusen, por Svetlana Timofeeva kërkoi nga drejtësia shqiptare që të mos lejojë ekstradimin e saj drejt Moskës, me pretendimin se atje i rrezikohetj jeta. /Dosja.al

svetlana timofevaa mikhail zorin fedir alpatov

Sondazh

Poll