Ndalimi i aktivistëve të 'Lëvizjes Bashkë', sekretarja: Policia la afat deri në orën 18:00, paralajmëruan se do përdorin forcën
Aktivistja e Levizjes Bashke TIRANË- Policia rrethoi ditën e sotme selinë e “Lëvizja Bashkë”. Sipas lëvizjes, Pol...
Kjo ka bërë që shtesa natyrore e popullsisë të jetë negative me 393 vdekje më shumë se lindje.

Shifrat e lindjeve për tre mujorin e parë të vitit nuk janë optimiste pasi kanë shënuar një ulje prej 16.9% ose ndryshe 1050 lindje më pak se tre mujori i parë i 2022-shit.
Kjo ka bërë që shtesa natyrore e popullsisë të jetë negative me 393 vdekje më shumë se lindje.
Shqipëria po shkon drejt plakjes. Sipas të dhënave nga INSTAT në vendin tonë numri I vdekshmërisë është më I lartë se ai ardhjes në jetë të fëmijëve. Për tre muajt e parë të vitit ky numër ka shkuar në 5164. Kjo është ulja më e madhe e lindjeve që është shënuar në vitet e fundit në vendin tonë.
“Kur flasim për faktorët socialë kemi atë që në i themi pasiguria ekonomike e të ardhmes, pasiguria e një vendi pune që të lejon disa të ardhura më shumë, por mbi të gjitha edhe dëshira për tu larguar për efekt të globalizimit tashmë që ka prekur të gjithë botën . Lëvizja e të rinjve është një element që ndikon në numrin e lindjeve brenda vendit”, tha Arjana Muça.
Të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të numrit të lindjeve, por qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me vetëm 77 lindje. Në një aspekt më pozitiv është qarku Tiranës me 1.939 lindje.
Një nga arsye se përse ka rënë numri i lindjeve është sigurimi i një banese. Çmimet e lartë të shtëpive mbajnë peng shumë çifte të reja të cilat duan të krijojnë familje, por e kanë të pamundur përballë të ardhura mujore që ata sigurojnë.
“Mirë është që të ketë disa politika që kanë lidhje me atë që ne qujamë mos ikja dhe largimi i të rinjve nga vendi për t’i krijuar kushte dhe hapësira punësimi dhe aq më tepër për tju dhënë atyre mundësinë për të kontribuar në Shqipëri, që ata të japin atë që kanë përfituar nga ana profesionale. Dhe aq më tepër do të thosha strehimi social është një nga kushtet dhe elementët shumë herë më të rëndësishëm për sa i takon krijimit të familjeve të reja për të pasur strehëzën e tyre, sepse kjo është një anomali që të rinjtë sot e kanë të vështirë për të qëndruar në një lidhje apo për të krijuar një familje“, tha ajo.
Nga ana tjetër ndonëse për tre mujorin e parë të vitit vdekjet ishin më të larta se lindjet, ka pasur ulje edhe në numrin e vdekjeve në të gjitha qarqet e vendit.
Numri i vdekjeve është 5.557, duke shënuar kështu një rënie prej 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Pavarësisht kësaj vlen për t’u theksuar se numri i vdekjeve kalon atë të lindjeve për herë të parë në një periudhë normale. Shifra të tillë u shënuan gjatë periudhës së pandemisë, ku Covid 19 mori mijëra jetë njerëzish./Marre nga TopChannel
Aktivistja e Levizjes Bashke TIRANË- Policia rrethoi ditën e sotme selinë e “Lëvizja Bashkë”. Sipas lëvizjes, Pol...
Policia TIRANË- Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja”. Arrestohen 8 persona për kryerj...
Policia te Levizja Bashke TIRANË- Disa oficerë policie kanë rrethuar selinë e lëvizjes Bashkë në kryeqytet. Sipas lë...
Policia DURRËS-Identifikohen 9 punonjësit që u shkarkuan nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Durrësit. B&e...
Kanabis KRUJË- Disa operacione anti drugë janë zhvilluar ditëm e sotme në Krujë, Lezhë dhe Shkodër. M&eum...
Adriatik Lapaj TIRANË- Përfshihet nga flakët mjeti i avokatit të njohur Adriatik Lapajt. Përmes një reagimi, avokati thot&eum...
ELBASAN- Një zjarr u raportua këtë pasdite në godinën e Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan. Zjarrfikësja e...
Emigrantët e paligjshëm BRITANI- Media prestigjoze britanike 'The Telegraph' ka sjellë sërish në vëmendje çështj...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një person është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi ushtroi dhunë fiz...
Foto ilustruese Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur në nivelet më t&...