Aktualitet

I gjetën kanabis dhe armë në shtëpi, policia e Fierit arreston 60-vjeçarin (EMRI)

Në sajë të operacionit të koduar “Hamili”, të finalizuar në 13 tetor 2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.

25 Maj 2023, 16:14 Nga m.s
I gjetën kanabis dhe armë në shtëpi, policia e Fierit
rajoni i policise Fier

FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili është dënuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe mbajtjen pa leje të armëve. Renato Bego, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier, është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg.

Në sajë të operacionit të koduar “Hamili”, të finalizuar në 13 tetor 2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.

Njoftimi nga policia

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndalimin e shtetasit Renato Bego, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ky shtetas është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë operacionit policor të koduar “Hamili”, të finalizuar nga Policia e Fierit, më datë datë 13.10.2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak. Shtetasi Renato Bego iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

renato bego fier

Sondazh

Poll