Aktualitet

Detaje nga hetimet e SPAK për inspektorët e Elbasanit! Toska s'merrte vetëm lek, por edhe viç të therur

Toska në një rast është provuar se ka marrë nga Zenel Taragjini dhe babai i tij, Lirian Taragjini, një viç të theror.

25 Maj 2023, 17:21 Nga A.B
Detaje nga hetimet e SPAK për inspektorët e Elbasanit! Toska
Çelnik Toska

TIRANË- Ditën e sotme, u vunë në pranga dy inspektorë të Policisë në Elbasan dhe tre të tjerë pasi akuzohen  korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Mirëpo, sipas 'Oranews', këta persona nuk kanë pasur për qëllim tu marrin qytetarëve vetëm shuma financiare por edhe të mira material.

Gjatë hetimeve të kryera përmes përgjimeve ambientale dhe vëzhgimeve në teren, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ka zbuluar se njëri nga inspektorët e policisë Elbasan, i ka marrë një qytetari dhe një viç të therur. Inspektori Çelnik Toska, i cili aktualisht është arrestuar në masën e sigurisë “arrest në shtëpie”. Toska në një rast është provuar se ka marrë nga Zenel Taragjini dhe babai i tij, Lirian Taragjini, një viç të theror.

Sasia e mishit është marrë në këmbim të lirimit të një automjeti, që ishte bllokuar nga policia e Elbasanit.

Sot, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Çelnik Toskën, prokuroria e Posaçme SPAK, tashmë ka apeluar këtë vendim duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg, për punonjësin e policisë së Elbasanit./Dosja.al

celnik toska opgj e elbasanit ne spak

Sondazh

Poll