Aktualitet

Pas protestës para Kuvendit, Policia rrethon selinë e 'Lëvizjes Bashkë'! Tentojnë të arrestojnë aktivistët (Pamjet)

Policia po merr në pyetje disa nga aktivistët. Nuk dihet nëse është arrestuar ndonjë prej tyre.

25 Maj 2023, 14:45 Nga A.B
Pas protestës para Kuvendit, Policia rrethon selinë e
Policia te Levizja Bashke

TIRANË- Disa oficerë policie kanë rrethuar selinë e lëvizjes Bashkë në kryeqytet. Sipas lëvizjes, e cila ka ndarë pamjet në rrjetin 'Facebook', ky aksion i Policisë vjen pak orë pas protestës së tyre për pagat e deputetëve dhe ministrave. 

Siç shihet edhe në pamje, Policia po merr në pyetje disa nga aktivistët. 

'Kjo është një tentativë e dëshpëruar për t'na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive'- thuhet në reagimin e lëvizjes.

REAGIMI:

POLICIA E SHTETIT NË SELINË E LËVIZJES BASHKË. Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë.

Kjo është një tentativë e dëshpëruar për t'na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë! Solidarizohuni!

Ditën e sotme Lëvizja "Bashkë" doli në protestë kundër rritjes së pagave së deputetëve dhe ministrave në Kuvendin e Shqipërisë. Me një pankartë të madhe në duar që shkruan: Mos u ngopshi!, aktivistët dolën kundër projektligjeve që kaluan sot./Dosja.al

levizja bashke policia ne levizjen bashke

Sondazh

Poll