Aktualitet

Operacione antidrogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër, sekuestrohen 1099 rrënjë kanabis

Nga këto 794 fidanë janë sekuestruar në Krujë, në Lezhë janë sekuestruar 200 fidanë ndërsa 105 rrënjë janë sekuestruar në Shkodër.

25 Maj 2023, 14:14 Nga I.A
Operacione antidrogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër,
Kanabis

KRUJË- Disa operacione anti drugë janë zhvilluar ditëm e sotme në Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Mëoshet se nga këto operacione janë sekuestruar 1099 rrënjë kanabis. Nga këto 794 fidanë janë sekuestruar në Krujë, në Lezhë janë sekuestruar 200 fidanë ndërsa 105 rrënjë janë sekuestruar në Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Kontrolle intensive në çdo skaj të vendit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen me anë të djegies, 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë dhe në tokë, në Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Në Krujë, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”, gjatë kontrolleve në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 794 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Lezhë, në kuadër të fazës së 4-të të operacionit antikanabis të koduar “Imazhi”, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës dhe ato të DVP Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë veprimet hetimore me qëllim përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtari të tilla kriminale, pasi do të përballen me pasojat penale dhe sociale të tyre. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo dyshim që mund të kenë për raste të kultivimit të bimëve narkotike.

operacion anti-kanabis ne shkoder lezhe kruje

Sondazh

Poll