Aktualitet

Digjet makina e Adriatik Lapajt/ Policia: Ishte defekt teknik. Avokati: Jam top, asgjë s'ishte e qëllimshme

Policia me anë të një njoftimi për mediat bën të ditur se mjeti ka marrë flakë gjatë ecjes. 

25 Maj 2023, 14:23 Nga A.B
Digjet makina e Adriatik Lapajt/ Policia: Ishte defekt teknik. Avokati: Jam top,
Adriatik Lapaj

TIRANË- Përfshihet nga flakët mjeti i avokatit të njohur Adriatik Lapajt. Përmes një reagimi, avokati thotë se asgjë nuk ishte e qëllimshme, duke theksuar se ishte thjesht një defekt në mjet. 

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan ai.

Policia me anë të një njoftimi për mediat bën të ditur se mjeti ka marrë flakë gjatë ecjes. 

'Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.'- njofton Policia.

digjet makina e adriatik lapajt adriatik lapaj

Sondazh

Poll