Aktualitet

Dhunoi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet një person në Gjirokastër

Nga të dhënat paraprake mësohet se nga Policia është arrestuar në flagrancë dhunuesi me iniciale B. D..

25 Maj 2023, 13:03 Nga k.m.
Dhunoi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet një person
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një person është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi ushtroi dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Nga të dhënat paraprake mësohet se nga Policia është arrestuar në flagrancë dhunuesi me iniciale B. D..

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjirokastër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

gjirokaster

Sondazh

Poll