E denoncoi gazetarja! Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet polici Dritan Nano në Çorovodë
Foto ilustruese TIRANË- Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë së Sht...
INSTAT bëri me dije se në tremujorin e parë 2023 lindjet ishin 5.164, Duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90.
Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave për tre mujorin e parë të këtij viti, rënia e lindjeve ka qenë aq e fortë sa shtesa natyrore ishte negative, pra në vend kishte më shumë vdekje se sa lindje.
INSTAT bëri me dije se në tremujorin e parë 2023 lindjet ishin 5.164, Duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90.
Nga mesatarisht 8-10 mijë lindje në tremujor që kishte në vitin 2011, në vitin 2022 për herë të parë treguesi ra nën 6 mijë lindje në 2022, duke u reduktuar më tej afër 5 mijë në muajt e parë të këtij viti.
Megjithëse numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pas pandemisë në vend shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë se sa lindje, raportoi INSTAT.
Instat thekson se në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje. Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 8,9%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33,2%./TopChannel
Foto ilustruese TIRANË- Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë së Sht...
Foto ilustruese DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jash...
Milena Deraj TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga dosja hetimore e Milena Derajt, mashtruesja e arrestuar nga Policinë e Tiranës, e...
Foto ilustruese TIRANE- Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Burime për Dosja.al ...
Fredi Beleri, kryetar i bashkise Himare TIRANE- Fredi Beleri dhe Pandi Kokaveshi kanë apeluar sot në Apelin e GJKKO masën e sigurisë q&...
Banori DIBER- Një fëmijë 13 vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasditen e djeshme në liqenin e fshatit Shu...
Foto ilustruese VLORË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi shpërndante doza kokaine dhe kanab...
Foto ilustruese KAKAVIJË- Një 30-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte një punonjë...
Gëzim Kovaçi ELBASAN- Një avokati është arrestuar në Elbasan për mashtrim. Mësohet se avokati 51-vje...
SPAK mbyll hetimet për korrupsion, një arrest në burg, një arrest shtëpie dhe 3 detyrim paraqitje. "Arrest shtëpie" për ofi...