Sport

De Zerbi, tekniku i befasues i Brighton: “U bëra trajner për shkak të Guardiolës”...

Trajneri i Brighton rrëfen edhe një herë admirimin e tij për trajnerin spanjol

25 Maj 2023, 15:24 Nga DOSJA
De Zerbi, tekniku i befasues i Brighton: “U bëra trajner për

ANGLI - Marrëdhënia mes Roberto De Zerbit dhe Pep Guardiolës është e veçantë. Të dy respektojnë, admirojnë dhe lavdërojnë publikisht njëri-tjetrin. Italiani nga Brescia, skuadra në të cilën Guardiola luajti gjatë kohës kur ishte në Itali, është deklaruar në disa raste si admirues i katalanasit. Dhe Pep nuk ndalet së lavdëruari punën e tij, më parë në Sassuolo dhe tani në Brighton.

“Unë u bëra menaxher falë tij”,- tha De Zerbi për “Sky Sports” pas barazimit 1-1 mes Brighton dhe Manchester City mbrëmë. Barazimi siguroi vendin në Europa League skuadrës nga jugu i ishullit që drejtohet nga tekniku italian. 

“Nuk e di nëse është mirë apo jo, por u bëra trajner sepse e doja Barcelonën e tij dhe e studiova shumë”. Dhe ai shton: "Nuk më pëlqen të kopjoj askënd, por i kam marrë gjërat prej tij, kur fillova si trajner kur përfundova si lojtar. Pep është ende numri 1.”

Disa orë para ndeshjes, Guardiola kishte lavdëruar punën e De Zerbit në Brighton me fjalë të shkëlqyera për lombardin: "Urime për këtë arritje të pabesueshme të të qenit në Europa League. Roberto është një nga trajnerët më me ndikim të 20 viteve të fundit. Skuadra luan në mënyrë unike, nuk e prisja në një kohë kaq të shkurtër."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll