Sport

Todd Boehly, tani shpenzon më pak kohë në Chelsea pas sezonit katastrofik...

Pronarët e bluve të Londrës delegojnë funksionet te drejtorët e tjerë, sipas 'Bloomberg'

25 Maj 2023, 11:30 Nga DOSJA
Todd Boehly, tani shpenzon më pak kohë në Chelsea pas sezonit

ANGLI - Koha e kushtuar nga Todd Boehly për Chelsea nuk është më e njëjta. Ai që e raporton këtë lajm është zinxhiri 'Bloomberg', i cili siguruar se manjati i Amerikës së Veriut filloi t'ia delegonte funksionet më tepër drejtorëve të tjerë në klubin londinez. Kjo vjen pas një sezoni të zymtë bluz, më i keqi në 29 vjet.

Sipas të njëjtit burim, investitori 49-vjeçar tani po fokusohet në fusha të tjera të biznesit të tij dhe shpenzon vetëm 20 për qind të kohës së tij të përditshme, duke menduar për Chelsean. Një ulje drastike, pasi që në muajt e parë pas blerjes, në qershor 2022, gjysma e ditës kalohej duke menduar për stemën e Stamford Bridge.

Chelsea është aktualisht në vendin e 12-të në Premier League pas 36 xhirove dhe do të mungojë në garat evropiane të sezonit të ardhshëm. Që nga blerja e klubit, Boehly, bashkëpronar i Los Angeles Dodgers, ka shpenzuar më shumë se 600 milionë euro në transferime dhe, deri më tani, nuk ka asnjë rezultat sportiv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Maj 2023, 10:26

Imiton Messin, por e pëson nga Chiellini!

SHBA - Riqui Puig ka lënë një shije të hidhur te Chiellini në ndeshjen e fundit mes Los Angeles FC dhe LA Galaxy. Ish-lojtari i Barcelo...