Sport

"Ajo është e sigurt dhe ne e dimë se ku është": WTA garanton jetën e kinezes, që akuzoi një zyrtar të lartë për përdhunim

Steve Simon, shefi i tenisit të femrave (WTA) dha një lajm qetësues për lojtaren kineze Peng Shuai, gjatë vizitës së tij në turneun e Strasburgut të mërkurën.

25 Maj 2023, 12:14 Nga DOSJA
"Ajo është e sigurt dhe ne e dimë se ku

FRANCE - Ndërsa Peng Shuai, lojtarja 37-vjeçare kineze, ka qenë jashtë radarit për gati dy vjet, Steve Simon, shefi i WTA dje siguroi organizatën e tenisit profesionist për femra e di "se ajo është e sigurt dhe e di se ku është".

Lojtarja u zhduk në vjeshtën e vitit 2021, pasi akuzoi një drejtues të lartë të Partisë Komuniste Kineze për përdhunim seksual. Që atëherë, daljet e saj të pakta publike, nuk kanë mjaftuar për të vërtetuar se ajo ishte vërtet e lirë.

Deklarata e Steve Simon, e cila ndodhi në kuadër të një vizite në International Women në Strasburg të mërkurën, do të lidhet me njoftimin më 13 prill, për rikthimin e Kinës në kalendarin e tenisit të femrave nga shtatori i ardhshëm.

Për dy vjet, si rezultat i çështjes Peng Shuai, tenisi i femrave kishte hequr të gjitha ngjarjet e grave nga territori kinez. "Ne kemi marrë një qëndrim shumë të ashpër për Kinën, gjë që shumë pak kompani apo industri e kanë bërë,- shtoi Steve Simon të mërkurën.

Ne nuk e vëmë në dyshim këtë vendim. Ishte vendimi i duhur për të marrë dhe do ta bëja sërish sot. Pothuajse dy vjet më vonë, përparimi që donim të shihnim në Kinë nuk ka çuar në një zgjidhje. Pra, ishte koha për të ndryshuar qasjen. Ne jemi siguruar që Peng Shuai është i sigurt dhe ne e dimë se ku ndodhet. Ishte gjëja e parë që duhej bërë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Maj 2023, 10:26

Imiton Messin, por e pëson nga Chiellini!

SHBA - Riqui Puig ka lënë një shije të hidhur te Chiellini në ndeshjen e fundit mes Los Angeles FC dhe LA Galaxy. Ish-lojtari i Barcelo...