Sport

Vjen 'divorci' me Lazion, Igli Tare largohet, ja kush e zëvendëson…

Mosmarrëveshjet me Sarrin në treg ishin vendimtare. Ndërmjetësimi i Lotitos ishte i kotë. Ish-drejtori sportiv i Salernitanas, që është në skuadrën Primavera, pritet të zërë vendin e Igli Tares

25 Maj 2023, 12:07 Nga DOSJA

Vjen 'divorci' me Lazion, Igli Tare largohet, ja kush e

ITALI - I vjen fundi historisë mes Lazios dhe Igli Tares. Pas 15 vitesh, merkato bardhekaltër nuk do të drejtohet më nga drejtori sportiv shqiptar. Kontrata e tij me klubin e Lotitos është afër skadimit. Dhe nuk pritet asnjë reagim, në një lidhje që ka marrë fund. 

Vërtet tani presim vetëm zyrtarizimin e divorcit, por gjithçka është shtyrë për në fund të kampionatit, për të shmangur çdo tension me pasoja në skuadër. 

Lazio tashmë është në zonën e Champions League, por është në garë për të provuar të ruajë vendin e dytë, që vlen shumë nga pikëpamja ekonomike, jo vetëm sepse do të lejojë pjesëmarrjen në Superkupën me formulën e re.

"Kontrata ime po përfundon dhe ne duhet ta vlerësojmë së bashku me presidentin. Është e drejtë që të merret vendimi më i mirë për mua dhe për klubin”,- tha Igli Tare të hënën në mbrëmje për mikrofonat e Sky, duke parashikuar epilogun e situatës. 

Menjëherë pas kësaj, drejtori sportiv pati një bisedë të gjatë me Claudio Lotito. Janë sqaruar disa keqkuptime, që kanë lindur së fundmi në një marrëdhënie shumë solide me kalimin e kohës.

Pozicioni i Tares ka ndryshuar ndjeshëm me Sarrin. Konkretisht është prekur qendra e tij në lëvizjet e merkatos, të cilat me trajnerin nisen nga nevojat e sakta teknike për t'u vendosur në 4-3-3 të tij. Kështu, që nga ardhja e Sarrit në qershor 2021, dallimet e pikëpamjeve në nivel operacional mes DS dhe vetë trajnerit, të interesuar për një rol më të drejtpërdrejtë në zgjedhjen e nënshkrimeve, janë rritur gradualisht. Një bashkëjetesë që është bërë gjithnjë e më e vështirë kohët e fundit.

Lotito ka tentuar pa sukses, në disa raste, një punë të ndërlikuar ndërmjetësimi.  Dimensioni i ri i Lazios me kërcimin në Champions League ka sjellë shtytjen për të synuar një cikël me Sarrin, i cili rinovoi kontratën një vit më parë deri në vitin 2025. Më tej, me ish-trajnerin e Juventusit ka një rritje të grupit edhe për nga individualiteti.

Kush është Angelo Fabiani? Ish-drejtori i Salernitanas në ‘pole’ për rolin e DS

Vjen 'divorci' me Lazion, Igli Tare largohet, ja kush e

Drejtuesi i merkatos së Lazios do t'i kalojë Angelo Fabianit, drejtor sportiv i Salernitanas në kohën e drejtimit të Lotitos dhe tashmë në Lazio që nga viti i kaluar si menaxher i Primaveras dhe ekipit të femrave. I lindur në Cerveteri më 22 korrik 1961, Fabiani e filloi karrierën e tij si drejtor sportiv në Astrea, ekipi i formuar nga punonjësit e administratës së drejtësisë. Me të njëjtin rol regjizorial, ai më pas punoi për  Triestina  dhe Grosseto nga sezoni 1992/93 deri në gusht 1995.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Maj 2023, 10:26

Imiton Messin, por e pëson nga Chiellini!

SHBA - Riqui Puig ka lënë një shije të hidhur te Chiellini në ndeshjen e fundit mes Los Angeles FC dhe LA Galaxy. Ish-lojtari i Barcelo...