Sport

E ka vendosur, Andrés Iniesta do të largohet nga Japonia në mes të sezonit...

Në moshën 39-vjeçare, Andrés Iniesta, ish-fantazisti i Barcelonës ka vendosur të largohet nga klubi japonez Vissel Kobe në fillim të korrikut, edhe pse është mesi i sezonit.

25 Maj 2023, 11:15 Nga DOSJA
E ka vendosur, Andrés Iniesta do të largohet nga Japonia në mes

JAPONI - “Me keqardhje njoftojmë largimin e Andrés Iniesta nga klubi ynë. Për pesë vjet që nga ardhja, ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Iniestan, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për Vissel Kobe”,- ka shkruar klubi japonez në një deklaratë të enjten. 

Ish-lojtari i kombëtares spanjole do të largohet nga Vissel Kobe në korrik, në mes të sezonit aktual të J-League. Andres Iniesta, i cili mbushi 39 vjeç këtë muaj, iu bashkua Kobe në vitin 2018 pas një karriere të spikatur në FC Barcelona, ku fitoi 32 trofe. Ai fitoi gjithashtu edhe Kupën e Botës dhe dy kampionate evropiane radhazi me Spanjën.

“Së pari, dua ta përfundoj qëndrimin tim këtu, siç duhet dhe më pas do të shoh se çfarë opsionesh janë në dispozicion”,- tha spanjoli gjatë një konference për shtyp të organizuar nga klubi i tij dhe ku u shfaq shumë i prekur. “Dua të vazhdoj të luaj dhe më pas të tërhiqem kur të mos jem ende aktiv. Është e vështirë për mua ta bëj këtu, ndaj dua të gjej një vend tjetër për të luajtur. 

Largimi nga Vissel Kobe është një nga vendimet më të vështira që kam marrë në karrierë, - tha ai. - Gjithmonë kam menduar se do ta mbyll karrierën këtu, por gjërat nuk shkuan ashtu siç doja”. Ai ka bërë vetëm tre ndeshje si zëvendësues që nga fillimi i këtij sezoni.

Ai do të largohet nga Kobe pas ndeshjes së tyre në shtëpi kundër Consadole Sapporo në “Misaki Park Stadium”, më 1 korrik. Ai gjithashtu do të marrë pjesë më 6 qershor, në një ndeshje miqësore në Tokio mes Vissel Kobe dhe Barcelonës, të trajnuar nga një tjetër legjendë e klubit, ish-shoku i tij i skuadrës, Xavi Hernandez. 

Klubi është lider në kampionat dhe ka tre pikë përpara Yokohama F. Marinos pas 14 ndeshjesh.  Iniesta ka bërë 133 paraqitje për Kobe deri më tani, duke fituar Kupën e Perandorit 2019 dhe Superkupën e Japonisë 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Maj 2023, 10:26

Imiton Messin, por e pëson nga Chiellini!

SHBA - Riqui Puig ka lënë një shije të hidhur te Chiellini në ndeshjen e fundit mes Los Angeles FC dhe LA Galaxy. Ish-lojtari i Barcelo...