Sport

“Lamtumira” e veçantë e Firminos, 200 dhurata për shokët dhe stafin… Shikoni videon

Firmino donte të shprehte mirënjohjen e tij për shokët e tij të skuadrës dhe stafin e Liverpool, duke u thënë lamtumirë atyre me një kuti të veçantë plot kujtime dhe dhurata.

25 Maj 2023, 11:00 Nga DOSJA
“Lamtumira” e veçantë e Firminos, 200 dhurata për

ANGLI - Roberto Firmino do të zëvendësohet nga Liverpool pas tetë vitesh në Merseyside dhe në ndeshjen e tij të fundit në ‘Anfield’, barazimin 1-1 ndaj Aston Villas, zemrat e kuqe u thyen.

Në fund të fundit, braziliani zhvilloi një marrëdhënie të veçantë me klubin dhe ai donte të nderonte “lamtumirën”, duke bërë një lëvizje shumë të bukur. 32-vjeçari kishte menduar që të dhuronte 200 kuti për shokët e skuadrës, të afërmit e tyre dhe stafin e ekipit, në shenjë mirënjohjeje për kohën e tij me ‘Reds’.

Brenda tyre, Firmino kishte vendosur një fanellë të veçantë me firmë, disa foto të momenteve të tij më të mira në ekip dhe një kolonjë të markës së tij.

“Faleminderit shumë që jeni pjesë e kësaj historie”, shkruante braziliani si dedikim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Maj 2023, 10:26

Imiton Messin, por e pëson nga Chiellini!

SHBA - Riqui Puig ka lënë një shije të hidhur te Chiellini në ndeshjen e fundit mes Los Angeles FC dhe LA Galaxy. Ish-lojtari i Barcelo...