Politike

Arben Ahmetaj: Rritja e pagës është politike, do ndikojë te sektori privat

Gjatë fjalës në Kuvend, Ahmetaj ka theksuar se kjo është reflektim i qeverisë, ndërkohë që ka shtuar se do të ndikoj dhe në sektorin privat.  

25 Maj 2023, 12:42 Nga I.A
Arben Ahmetaj: Rritja e pagës është politike, do ndikojë te
Arben Ahmetaj

TIRANË- Deputeti socialist Arben Ahmetaj ka delaruar se rritja e pagës për administratën është politkë. Gjatë fjalës në Kuvend, Ahmetaj ka theksuar se kjo është reflektim i qeverisë, ndërkohë që ka shtuar se do të ndikoj dhe në sektorin privat.  

“Rritja e pagës është thellësisht politike.. Është reflektim i një qeverie. Por së fundmi me një rritje historike dhe reflektimi ka të bëjë me produktivitetin e administratës. Rritja është 1.6% të PBB. S’është bërë asnjëherë. Nëse ekonomia është rritur dhe PBB është rritur, paga mesatare rritet 100%. Që do të thotë i gjithë diskutimi që bën opozitës për inflacionin, kjo statistikë e rrëzon. Nëse në 2025 paga mesatare do jetë 900 euro në privat do të jetë 600 euro. Kjo është kundërshti në ekonomi. Në 2013 tatim fitimi, ka qenë 15 mld, sot është 48 mld. Paga mesatare është rritur me 43% fitueshmëria është rritur me 300%. Çfarë nuk meritojnë punonjësit? Është rritur fitimi i tyre 300% ndërsa paga mesatare është rritur 43%, ata nuk kanë reflektuar. Ne po provokojmë në formë shumë pozitive, sektorin privat. Rritja e pagave është e domosdoshme dhe në kohën e duhur,” tha Ahmetaj.

arben ahmetaj seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll