Politike

Rritja e pagës për qeveritarët, Rama: Nuk e votoj, po unë dhe Braçe jemi

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se për të rritja e pagës për qeveritarët duhet që të bëhet pas rritjes së pagës për mesatare prej 900 eurosh.

25 Maj 2023, 12:17 Nga I.A

Rritja e pagës për qeveritarët, Rama: Nuk e votoj, po unë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai vet nuk ka për ta votuar rritjen e pagave për ministrat dhe deputetët. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se për të rritja e pagës për qeveritarët duhet që të bëhet pas rritjes së pagës për mesatare prej 900 eurosh. Por ai theksoi se vetëm ai dhe Braçe janë që nuk do e votojnë këtë rritje. 

“Unë nuk e votoj rritjen e pagës për deputetët. Ju bëni ç të doni, unë vetë nuk e votoj. Për mua paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës deri te më i fundit. Pra, nëse mësuesve dhe mjekëve iu themi do merrni sot këtë rritje, dhe tjetrën më vonë dhe paga juaj do jetë e plotë dhe 900 euro do jetë në mes të viti të ardhshëm, atëherë për deputetët e ministrave duhet të hyjë në fuqi pasi tu rritet gjithë të tjerëve. Ky është qëndrimi im, para kësaj unë mendoj se është e pamoralshme”, u shpreh Rama.

edi rama seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll