Politike

Berisha: Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi, jam tronditur nga ajo që pashë pas arrestimit të Belerit

Sali Berisha tha se ai është prova që në zgjedhjet lokale ka ndodhur manilulimi dhe blerja më masive në histori.

25 Maj 2023, 12:31 Nga k.m.
Berisha: Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish rastin e Tom Doshit dhe votat që ia mblodhi përmes Partisë SocialDemokrate në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij, para se të futej në Kuvend, Berisha tha se ai është prova që në zgjedhjet lokale ka ndodhur manilulimi dhe blerja më masive në histori.

“Ai i rriti votat me 240% ose 4.4 herë. Në rast se Doshi e rriti kaq shumë blerjen, po Edi Rama që vetëm nga buxheti ‘dhuroi” 33 milione euro tek 670 mijë pensionistë sa herë duhet të jetë rritur. Cili vend në botë ka bërë një akt të tillë në mes të procesit zgjedhor”, pyeti ai. E më pas, komentoi edhe njëherë arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Zgjedhjet u vodhën masivisht dhe ky është një krim i shëmtuar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shohë partinë e blerjes së votës të Tom Doshit, ju garantoj se Toma është vetëm një lejtnant i Edi Ramës në këtë proces. Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi. Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma. Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen. Së treti, përveç parave, Edi Rama ka përdorur metodat më të hapura, ka përdorur zarfet, të cilët avoketërit e vjedhjes së vots që bërtasin në studio ‘rroftë hajduti’, duke dëshmuar një degradim të plotë të dinjitetit të tyre nga paratë e qeverisë. Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve. Zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë. Ata që bërtatisn ‘rroftë hajduti’ bëhen palë e një krimi monstruoz. Ne nuk ngremë akuza publikisht, janë fakte. Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin. Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota. Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk. Nuk shkoi një njeri t’i marrë një intervistë përveç intervistës së parë, sepse studiot u helmuan nga paratë e krimit që pagoi qeveria për t’i shndërruar në avoketër.

sali berisha tom doshi seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Poll