Bota

Zgjedhjet, reagon presidenti Thaçi: Sot le të fitojë Kosova, ju ftoj për një pjesëmarrje të madhe

6 Tetor 2019, 07:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet, reagon presidenti Thaçi: Sot le të fitojë Kosova, ju

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parkohshme paralamentare që po zhvillohen në Kosovë. 

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, në mënyrë që procesi të jetë sa më i drejtë.

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova,”-shkruan Thaçi.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 hashim thaci zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll