Bota

Zgjedhjet/ Lejuan votimin me letërnjoftim serb, arrestohen dy komisionerë në Mitrovicë

6 Tetor 2019, 09:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Lejuan votimin me letërnjoftim serb, arrestohen dy

KOSOVË– Prokuroria ka arrestuar dy persona me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjat zgjedhjeve në Komunën e Mitrovicës.

Dy të ndaluarit janë komisionerë, njëri kryesues i vendvotimit dhe zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”.

Të ndaluarit dyshohet se kanë lejuar të votohet me letërnjoftim serb në kundërshtim me rregullat e KQZ-së që lejonin vetëm atë shqiptar.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:

Ndalohen dy persona zyrtarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 6 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 të KPRK-së.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni prokuroria e kosoves tensione ne mitrovice zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 prokuroria e kosoves tensione ne mitrovice zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll