Politike

Pas Luiz Ejllit, Rama merr në podcast edhe Elhaida Danin (VIDEO)

Në 28 maj shfaqja "Notre Dame de Paris" në stadiumin "Air Albania"

24 Maj 2023, 15:47 Nga m.s
Pas Luiz Ejllit, Rama merr në podcast edhe Elhaida Danin (VIDEO)
Elhaida Dani

TIRANË- Pas intervistës me Luiz Ejllin, kryeministri Edi Rama ka vendosur që serinë e podcast-it të radhës ta zhvillojë me këngëtaren Elhaida Dani, të cilën e cilëson si “yllin” shqiptar.

Muzikali i rekordeve Guinnees dhe shfaqja më e ndjekur në Europë "Notre Dame de Paris" nga novela e shkrimtarit francez Victor Hygo, për herë të parë do të jetë stadiumin "Air Albania" në 28 maj. Shfaqja do të organizohet në stadiumin "Air Albania" për publikun shqiptar dhe të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit prej nga pritet të vijnë vizitorë.

“Është gjithcka që më bën super krenare, sepse e meriton ky vend. Është 360 gradë një histori dashurie, hakmarrje, liri. Populli do dashurohet në mënyrë të jashtëzakondshme, sepse të ndryshon jetën. Nuk duhet humbur për asnjë arsye në botë”, tha Elhaida Dani.

elhaida dani edi rama notre dame de paris

Sondazh

Poll