Politike

Deputetët e ministrat rrisin rrogat e tyre, Arlind Qori: Të bëhemi bashkë kundër këtij sistemi të korruptuar, partitë mendojnë vetëm për xhepat e tyre

Paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.

24 Maj 2023, 16:06 Nga m.s
Deputetët e ministrat rrisin rrogat e tyre, Arlind Qori: Të
Arlind Qori

TIRANË- Arlind Qori, kryetari i "Lëvizjes Bashkë" dhe ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës, ka shprehur shqetësimin për rritjen e pagave për deputetët. Ai madje bën edhe një krahasim të thjeshtë, ku sipas kalkulimeve del se paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet. Për krahasim, paga e deputetit në Itali është sa 8-fishi i pensionit minimal, në Norvegji sa 9-fishi i pensionit minimal, kurse në Gjermani sa 10-fishi i pensionit mesatar.

Arlind Qori, apelon ndaj qytetarëve që të bashkohen ndaj këtij sistemi, të cilën e konsideron të korruptuar.

“Të bashkohemi kundër këtij sistemi politik të korruptuar nga të gjitha anët, të përbërë nga parti që mendojnë vetëm për xhepat e tyre si të vjedhin qytetarët. Ju ftoj të bashkoheni me “Lëvizjen Bashkë” për t’u bërë rezistencë këtyre politikanëve të paskrupullt”, shprehet më tej ai në video-mesazhin e shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Me ndryshimet e miratuara, paga e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit shkon në rreth 39 mijë lekë, e ministrit në 318 mijë lekë, ndërsa deputeti në 310 mijë lekë.

arlind qori kryetari i paga e deputeteve

Sondazh

Poll