Bota

Ekspertët ngrejnë alarmin: Një patogjen i rrallë po vret mijëra iriq deti në Gjirin e Eila-s në Izrael

Sipas shkencëtarëve një patogjen i panjohur po vret iriqin e zi të detit, Diadema setosum. Shkatërrimi masiv nisi fillimisht në Detin Mesdhe lindor, nga ku është përhapur në Detin e Kuq fqinj.

24 Maj 2023, 16:14 Nga a.l
Ekspertët ngrejnë alarmin: Një patogjen i rrallë po vret
Iriq deti

Një kërkim shkencor i kryer nga disa ekspertë të Universitetit të Tel Avivit zbulon se një epidemi vdekjeprurëse është përhapur në Gjirin e Eilat të Izraelit, duke shkaktuar vrasjen e në specieje të rallë të iriqit të detit. Ekspertët paralajmërojnë se ekosistemet e çmuara të shkëmbinjve koralorë të Detit të Kuq po kërcënohen gjithnjë e më shumë. 

Sipas shkencëtarëve një patogjen i panjohur po vret iriqin e zi të detit, Diadema setosum. Shkatërrimi masiv nisi fillimisht në Detin Mesdhe lindor, nga ku është përhapur në Detin e Kuq fqinj, shkruajnë mediat e huaja. 

Iriqi i zi i detit siguron ruajtjen e një habitati të shëndetshëm në shkëmbinj nënujorë. Pa to, algat rriten të pakontrolluara, duke mbytur koralet dhe duke rrezikuar ekuilibrin delikat të ekosistemit të shkëmbinjve.

“Është një vdekje e shpejtë dhe e dhunshme: brenda vetëm dy ditësh një iriq deti i shëndetshëm bëhet një skelet me humbje masive të indeve”, tha Oren Bronstein, një biolog detar në Universitetin e Tel Avivit dhe autori kryesor i një serie punimesh mbi vdekjet e iriqit të detit.

Muajin e kaluar, studiuesit në Shtetet e Bashkuara identifikuan një parazit njëqelizor përgjegjës për një vdekje të ngjashme masive të iriqëve të detit në Karaibe që ka shkatërruar ekosistemet e shkëmbinjve.

Studiuesit izraelitë besojnë se një patogjen i ngjashëm mund të jetë gjithashtu përgjegjës për vrasjen e iriqëve të detit në Mesdhe dhe Detin e Kuq, dhe kanë bërë thirrje për veprim urgjent nga Autoriteti i Natyrës dhe Parkut për të mbrojtur ekosistemet e shkëmbinjve nënujorë tashmë të rrezikuar të Izraelit. 

oren bronstein

Sondazh

Poll