Bota

E mbijetuara e fundit nga Lufta e II Botërore/ “Sllavja e seksit” nga japonezët ndërron jetë në moshën 92-vjeçare

Më shumë se 200,000 gra u skllavëruan seksualisht nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryesisht nga Koreja e Jugut, por edhe nga Tajvani, Kina dhe Indonezia.

24 Maj 2023, 15:56 Nga a.l
E mbijetuara e fundit nga Lufta e II Botërore/ “Sllavja e
Skllavja e seksit

JAPONI- Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare e mbijetuara e fundit e njohur si 'sllave e seksit' që Japonia kishte në Luftën e Dytë Botërore. Gruaja emri i të cilës nuk është bërë asnjëherë publik, njihej ndryshe me pseudonimin “Mami” (gjithashtu “Gjyshe”) nga Tajvani. 

Siç raportojnë mediat e huaja, më shumë se 200,000 gra u skllavëruan seksualisht nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryesisht nga Koreja e Jugut, por edhe nga Tajvani, Kina dhe Indonezia.

Skllavëria e grave në Japoni gjatë kohës së luftës është një çështje e ngarkuar politikisht në të gjithë Azinë. Ndërsa qeveria e Japonisë ka pranuar mizoritë e së kaluarës, kritikët thonë se zyrtarët gjatë dekadave kanë refuzuar të marrin përgjegjësinë e plotë për skllavërinë seksuale. Qeveria japoneze ka thënë se viktimat janë rekrutuar nga civilë në bordello ushtarake që operoheshin komercialisht. 

mami

Sondazh

Poll