Bota

Lufta CIVILE/ Raporti i OKB-së: Mbi 300 mijë persona janë larguar nga Sudani

Sipas OKB-së, më shumë se 700 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 190 fëmijë dhe 6,000 të tjerë të plagosur, që nga shpërthimi i konfliktit midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në mes të prillit.

24 Maj 2023, 15:45 Nga a.l
Lufta CIVILE/ Raporti i OKB-së: Mbi 300 mijë persona janë larguar
Sudan

SUDAN- Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i publikuar së fundmi, zbulon se më shumë se 300 mijë njerëz janë larguar nga Sudani, ku lufta për pushtet mes gjeneralëve ushtarakë vazhdon. 

"Shumë kanë kaluar kufijtë e Çadit dhe Egjiptit në ditët e fundit. Kontributet e donatorëve në planin e reagimit ndaj refugjatëve mbeten të pakta. Ne kemi nevojë për më shumë burime, urgjentisht, për të mbështetur vendet që presin refugjatët," shkroi Filippo Grandi në Twitter.

Sipas OKB-së, më shumë se 700 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 190 fëmijë dhe 6,000 të tjerë të plagosur, që nga shpërthimi i konfliktit midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në mes të prillit. Rreth 840,000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit për shkak të konfliktit, shkruajnë mediat e huaja. 

lufta ne sudan

Sondazh

Poll