Bota

Lavrov: Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes ndan qëllimin themelor me politikat hitleriane

Lavrov akuzoi Uashingtonin dhe aleatët e tij për margjinalizimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një organ që ai tha se nuk luan më asnjë rol në sigurinë evropiane.  

24 Maj 2023, 15:18 Nga a.l
Lavrov: Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes ndan qëllimin themelor me politikat
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka zhvilluar sot një takim me zyrtarë të nivelit të lartë për çështjet e sigurisë në Moskë. Ai deklaron se pas zgjerimit të NATO-s qëndrojnë të njëjtat synime themelore si politikat e Hitlerit.

"Në thelb, zgjerimi i pamatur i NATO-s pasqyron të njëjtat synime që bazuan doktrinën hitleriane të "Drang nach Osten" (gjermanisht për "Drive në Lindje", që ishte slogani nazist që justifikonte pushtimin e tokave të Evropës Qendrore dhe Lindore - TASS)“, tha Lavrov.

Sipas kryediplomatit rus, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur qëllimisht shkatërrimin e arkitekturës së sigurisë evropiane, duke u fokusuar veçanërisht në krijimin e kërcënimeve që janë të papranueshme për Rusinë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Mjafton vetëm të përmendim tërheqjen e SHBA-së nga Traktati i Raketave Anti-Balistike më shumë se 20 vjet më parë, si dhe nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme dhe nga Traktati i Qiejve të Hapur”, tha ai.

Lavrov akuzoi Uashingtonin dhe aleatët e tij për margjinalizimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një organ që ai tha se nuk luan më asnjë rol në sigurinë evropiane.  

sergei lavrov

Sondazh

Poll