Bota

Dyshohet se shpërndau në Kinë informacione sekrete, arrestohet shkencëtari rus

56-vjeçari pretendon se është i pafajshëm dhe këmbëngul se informacioni në fjalë nuk ishte i klasifikuar dhe ishte i disponueshëm lirisht në internet.

24 Maj 2023, 14:57 Nga a.l
Dyshohet se shpërndau në Kinë informacione sekrete, arrestohet
Foto ilustruese

RUSI- Drejtori i një instituti të lartë shkencor rus, i arrestuar me dyshimin për tradhti së bashku me dy ekspertë të tjerë të teknologjisë së raketave hipersonike, akuzohet për tradhti të sekreteve ndaj Kinës. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin Alexander Shiplyuk, kreu i Institutit Khristianovich të Mekanikës Teorike dhe të Aplikuar (ITAM) të Siberisë, i cili dyshohet se ka dorëzuar materiale të klasifikuara në një konferencë shkencore në Kinë në vitin 2017. 

56-vjeçari pretendon se është i pafajshëm dhe këmbëngul se informacioni në fjalë nuk ishte i klasifikuar dhe ishte i disponueshëm lirisht në internet, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ai është i bindur për faktin se informacioni nuk ishte sekret dhe për pafajësinë e tij”, tha një nga personat.

Natyra e akuzave ndaj drejtorit të ITAM, i cili u arrestua gushtin e kaluar, nuk është raportuar më parë. I pyetur në lidhje me akuzat me të cilat përballen ekspertët e ITAM-it si dhe për rastet e mëparshme të tradhtisë të lidhura me Kinën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se shërbimet e sigurisë ishin vigjilente për rastet që lidhen me tradhtinë ndaj atdheut.

“Kjo është punë shumë e rëndësishme. Po vazhdon vazhdimisht dhe vështirë se është e mundur të flitet këtu për ndonjë lloj tendence”, shtoi ai. 

Shërbimi i sigurisë FSB nuk i është përgjigjur kërkesave për koment. 

alexander shiplyuk

Sondazh

Poll