Bota

NDODH sërish në Greqi! Një çift danez lanë fëmijën e tyre 1-vjeçar në makinë për të bërë pazar

Fëmija ka qenë i vetëm në makinë për mbi 30 minuta.

24 Maj 2023, 16:01 Nga A.B
NDODH sërish në Greqi! Një çift danez lanë
Makina

GREQI- Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tsilivi të Zakynthos. Sipas informacioneve, një çift danez lanë në makinë fëmijën e tyre një vjeçar për të bërë pazar. Kalimtarët kanë parë fëmijën i vetëm brenda automjetit dhe kanë njoftuar policinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët, të cilët kanë liruar foshnjën, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar me autoambulancë në spital. Sipas vlerësimeve të policisë, fëmija ka qenë i vetëm në makinë për mbi 30 minuta.

Nëna 34-vjeçare dhe partneri i saj 31-vjeçar u arrestuan me akuzën e rrezikimit të një të mituri dhe do të procedohen automatikisht./Dosja.al

greqi

Sondazh

Poll