Bota

Kremlini: Nuk ka ende një datë zyrtare për vizitën e Putinit në Kinë

Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev deklaroi më herët se Moska e vlerëson shumë ftesën e bërë nga Pekini për presidentin rus Vladimir Putin për t’iu drejtuar Forumit Brez dhe Rrugë si mysafir nderi.

24 Maj 2023, 15:52 Nga a.l
Kremlini: Nuk ka ende një datë zyrtare për vizitën e Putinit
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaron se nuk është caktuar ende një datë konkrete për vizitën e liderit rus Vladimir Putin në Kinë. 

“Korniza kohore e vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Kinë aktualisht po koordinohet nga palët. Ka një ftesë, afati i saj dhe detajet e tjera do të bien dakord më vonë,” tha ai. 

Presidenti kinez Xi Jinping tha më herët se ai e kishte ftuar Presidentin Putin të vizitonte Kinën gjatë vitit në një kohë të përshtatshme për të, sepse, këtë vit, Kina do të presë Forumin e tretë Ndërkombëtar Brez dhe Rrugë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (BRFIC), shkruan TASS. Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev deklaroi më herët se Moska e vlerëson shumë ftesën e bërë nga Pekini për presidentin rus Vladimir Putin për t’iu drejtuar Forumit Brez dhe Rrugë si mysafir nderi.

dmitry peskov

Sondazh

Poll