Sport

Chelsea nis ofensivën për Vlahovic, ofron 80 milionë euro për sulmuesin e Juves...

Interesim serioz për sulmuesin Dusan Vlahovic po tregojnë edhe Bayern Munich, Newcastle dhe Manchester United.

23 Maj 2023, 20:33 Nga DOSJA
Chelsea nis ofensivën për Vlahovic, ofron 80 milionë euro

ANGLI - Chelsea nisi një ofensivë për të tërhequr sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic. Kështu bën të ditur “ESPN”. Sipas informacioneve, londinezët duan me çdo kusht të tërheqin në verë 23-vjeçarin serb.

Për këtë arsye, shefi i “bluve” Tod Boeli është gati të derdhë 80 milionë euro për të drejtat e tij. Dusan Vlahovic u transferua te Juventusi në fillim të vitit 2022 nga Fiorentina. Më pas “Zonja e Vjetër” pagoi 81.6 milionë euro për ta tërhequr.

Megjithatë, deri më tani ai nuk ka arritur t'i përmbushë pritjet e larta. Që kur iu bashkua Juventusit, sulmuesi serb ka luajtur 63 ndeshje për ekipin bardhezi në të gjitha garat, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 6 asistime.

Vetë Vlahovic është gjithashtu i gatshëm të kërkojë fatin e tij diku tjetër. Ai ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2026, por shefat e gjigantëve torinezë janë të prirur të ndahen prej tij për një shumë prej 75-80 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll