Politike

Sulmi ndaj Kaçajt, ironia e Ramës në Lezhë: Atentati i Pjerinit dhe Ulsiut dështoi! E besoi vetëm Berisha

Nga Lezha, Rama tha se lajmi ishte krejtësisht një gënjeshtër që i besoi vetëm Sali Berisha.

23 Maj 2023, 18:17 Nga A.B
Sulmi ndaj Kaçajt, ironia e Ramës në Lezhë: Atentati i
Edi Rama

LEZHË- Sulmi ndaj Salvador Kaçajt në Lezhë, u bë temë diskutimi e ironie nga kryeministri Edi Rama. Teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në Lezhë, në një takim me socialistët

Nga Lezha, Rama tha se lajmi ishte krejtësisht një gënjeshtër që i besoi vetëm Sali Berisha. Madje, sipas tij, Salvador Kaçaj para se të niste fushata, i shkruante çdo ditë për një takim, por që thekson se padyshim e ka refuzuar.

“Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.

Salvador Kaçaj, ish-kryetar i komunës Shëngjin, ditën e zgjedhjeve bëri një denoncim në polici se i shpëtoi një atentati. Kaçaj deklaroi se i ishte prerë rruga nga dy makina pa targa, nga ku dolën njerëz të armatosur, por sipas tij falë reagimit të shpejtë të shoqëruesit, arritën të shpëtojnë mrekullisht duke u larguar me shpejtësi./Dosja.al

edi rama salvator kaci

Sondazh

Poll