Politike

'14 maji'/ KQZ ‘certifikon’ rezultatin për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendorë në 13 bashki të tjera

Celibashi certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në bashkitë: Lezhë, Libohovë, Fushë-Arrëz, Vorë, Divjakë, Poliçan, Skrapar, Pustec, Këlcyrë, Tepelenë, Sarandë, Delvinë Konispol.

23 Maj 2023, 17:02 Nga A.B
'14 maji'/ KQZ ‘certifikon’ rezultatin për
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për kryebashkiakë të rinj të zgjedhur dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në 13 bashki të tjera.

Celibashi certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në bashkitë: Lezhë, Libohovë, Fushë-Arrëz, Vorë, Divjakë, Poliçan, Skrapar, Pustec, Këlcyrë, Tepelenë, Sarandë, Delvinë Konispol.

Opozita, ka kontestuar rezultatin në disa prej këtyre bashkive, duke dorëzuar 12 kërkesa ankimore. Në Durrës, Tiranë, Kamëz, Pukë dhe Lezhë koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për anëtarët e këshillit bashkiak.

Ndërsa në Belsh dhe Kuçovë, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar rinumërimin e votave për kryebashkiakët./Dosja.al

kqz

Sondazh

Poll