Politike

Kërkoi numërim e kutisë së shpallur të pavlefshme, KAS rrëzon ankimimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit

PLL në ankesën e saj drejtuar KAS thekson se arsyeja për këtë kërkesë është bërë fakti që një kuti votimi është shpallur e pavlefshme dhe kështu ajo nuk është pasqyruar në rezultatet.  

23 Maj 2023, 13:56 Nga I.A
Kërkoi numërim e kutisë së shpallur të pavlefshme, KAS
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Lëvizja e Legalitetit për të rrëzuar vendimin e KZAZ Dibër rezultatin për këshillin bashkiak. PLL në ankesën e saj drejtuar KAS thekson se arsyeja për këtë kërkesë është bërë fakti që një kuti votimi është shpallur e pavlefshme dhe kështu ajo nuk është pasqyruar në rezultatet.  

Ndërkohë që përfaqësuesit e kësaj KZAZ-je kanë theksuar se kutia kishte problematikë, pasi ishte dëmtuar njëra prej vulave dhe është konsideruar e pavlefshme. 

KAS pasi dëgjoi argumentet e palëve vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe lënien në fuqi të KZAZ së Bashkisë Dibër. Kundër vendimit të KAS, PLL ka të drejtë të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesës ankimore të Naci Lato, përfaqësues i subjektit zgjedhor Partia “Fryma e Re Demokratike”, Memaliaj për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në të gjitha QV-të e KZAZ nr. 78, Memaliaj” dhe kërkesën e Lame Jaupaj, përfaqësues i subjektit zgjedhor LZHK, Memaliaj për rinumërimin e kutive të Këshillit Bashkiak KZAZ 78, Memaliaj”. KAS vendosi po ashtu kalimin për shqyrtim të mërkurën, të katër kërkesave të tjera ankimore.

kas kzaz dibër

Sondazh

Poll