23 Maj 2023, 13:39
Nga I.A
Arlind Qori
TIRANË- Kandidati për kryebashkiak të Tiranës Arlind Qori ka komentuar truin e falenderimeve që po bën kryeministri Edi Rama në vend, pas fitores së zgjedhjeve lokale. Me anë të një postimi në Facebook, Qori shkruan se edhe kush kishte statusin e kandidatit për kryebashkiak, shkonte në mësim pasi e detyronte ndjenja e përgjegjësisë që kishte. Ndërkohë që ka theksuar se Rama paguhet nga populli shqiptar për të ushtruar detyrën e kryeministrit.
Postimi i Plotë:
Statusi i kandidatit për kryetar bashkie më lejonte ta pezulloja mësimin gjatë fushatës elektorale. Gjithsesi ndjenja e përgjegjësisë për detyrën dhe studentët më bënë të shkoja në mësim. Çka shkonte për shtat edhe me idenë time që politika duhet të jetë një angazhim qytetar përtej punës dhe profesionit. Ndërkohë shoh që Edi Rama, i shoqëruar nga një shpurë ministrash e zyrtarësh të shtetit, ka nisur një tur falënderimesh nëpër Shqipëri. Kujtoj se zotëria në fjalë paguhet nga populli shqiptar për të ushtruar detyrën e kryeministrit. Pra të shkojë në punë që në mëngjes dhe të vrasë mendjen gjithë ditën për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Afërmendsh, edhe po të qëndronte në zyrë, nuk është se do të bënte ndonjë punë të paqme. Për të dhe sivëllezërit e tij, puna e kryeministrit është si të ujdisë ndonjë licencë, tender a PPP, prej të cilave përfitojnë oligarkët dhe vetë ata. Gjithsesi fakti që u ka ikur turpi dhe vazhdojnë të sillen si në fushatë edhe pas zgjedhjeve është treguesi i radhës i degjenerimit të një pushteti politik që s’ka më kurrfarë lidhjeje me qytetarët dhe nevojat e tyre. Ata vazhdojnë ahengun, ne do të përforcojmë rezistencën! - Fotoja është shkrepur nga një takim pasditeje me studentë në shkallët e Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
arlind qori
Politike
23 Maj 2023, 13:31
k.m.
Jozefina Topalli
TIRANË- Jozefina Topalli ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të ndjekë shembullin e Lulzim Bashës d...
Politike
23 Maj 2023, 13:30
I.A
TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se duhet reformim i partisë. Teksa po shkonte në kryesinë e Partisë Demokra...
Politike
23 Maj 2023, 13:21
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në procesin e 14 majit u ble haptas vota. Në mbledhjen e sotme t&e...
Politike
23 Maj 2023, 13:12
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike, ku mbajti një fjalim...
Politike
23 Maj 2023, 12:46
k.m.
Sali Berisha dhe Flamur Noka
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur Kryesinë në selinë blu për të d...
Politike
23 Maj 2023, 12:45
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në Shkodër Edi Rama ka bërë paqe mes 5 bandave kryesore, pë...
Politike
23 Maj 2023, 12:31
I.A
Mbledhja
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë pas debateve mes deputetëve dhe Ministres së Financave Delina Ibrahimaj kanë votuar so...
Politike
23 Maj 2023, 12:21
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike mesditën e sotme në selinë blu. G...
Politike
23 Maj 2023, 12:20
I.A
Ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje përfaqësuesve të opozitës...
Politike
23 Maj 2023, 11:53
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili humbi zjedhjet për bashkinë e Tir...