Politike

RRITJA/ Ligjvënësit gati dyfishojnë pagat e tyre, 'kursimtarë' për policët dhe mjekët

Rritja e re e pagave e çon pagën e një deputeti në 310 mijë lekë të reja.

23 Maj 2023, 13:47 Nga f.g
RRITJA/ Ligjvënësit gati dyfishojnë pagat e tyre,
Edi Rama dhe policet

TIRANE- Sot, Komisioni i Ekonomisë miratoi strukturën e re të pagave për Qeverinë, deputetët dhe drejtuesit e nivelit të lartënë administratë. Rritja e re e pagave e çon pagën e një deputeti në 310 mijë lekë të reja.

Aktualisht paga e deputetit është 156 770 dhe do të rritet në 310 mijë lekë.

Paga e një ministri aktualisht është 228 mijë lekë të reja dhe shkon në 329 mijë lekë.

Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë.

Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë dhe shkon në 425 mijë lekë të reja.

Bashkë me ta, rroga është rritur me 100 mijë lekë të reja edhe për institucionet kryesore.

Por sa i rriti shteti pagat për Policët dhe mjekët? Pagat e reja për mësuesit dhe mjekët parashikojnë që ata do të përfitojnë rritje page deri në 5900 lekë vitin e ardhshëm, ndërsa infermierët dhe edukatoret në kopsht dhe çerdhe do të marrin çdo muaj 3500 lekë më shumë se sa sot. Vendimi pritet të merret në vitin 2023, sipas progamit që specifikon buxheti me rritjen në nivelin 7%.

Ndërsa për Policët, rritja e pagave është bërë në varësi të gradës me një llogaritje prej 20 mijë lekë të reja.

Te policia: Inspektori i parë e ka 71 000 lekë dhe shkon në 97 500  mijë lekë

Komisari aktualisht e ka 92 500 i shkon në 112 500  mijë lekë

Drejtuesi i parë aktualisht e ka 117 500 dhe i bëhet 137 500  mijë lekë

Drejtuesi madhor e ka 139 375 dhe i shkon në 187 500 mijë lekë

Te burgjet: 

Aktualisht Inspektori i parë e ka 71 000 lekë dhe shkon në 97 500 mijë lekë

Aktualisht Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë

Drejtuesi i parë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë

Drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500 mijë lekë./Dosja.al

rritja e pagave per policet edi rama komisioni i ekonomise 23 maj 2023

Sondazh

Poll