Politike

"Na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon, thua se iu hap barku për ne", Korreshi ndan shqetësimin në Komisionin e Ligjeve

Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin në lidhje me kompanitë që bëjnë promocione për dyshekë, ku tha se ata kanë të dhëna sensitive

23 Maj 2023, 16:44 Nga m.s
"Na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon, thua se
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin në lidhje me kompanitë që bëjnë promocione për dyshekë, ku tha se ata kanë të dhëna sensitive. Sipas tij, personat që marrin në telefon kontaktojnë kategori, grupmosha dhe qytete të caktuara. Këto detaje i bëri publike në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u mbajt një seancë dëgjimore për raportin vjetor të veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale gjatë vitit 2022. Shqetësimi që ai ngriti, shkaktoi jo pak të qeshura në sallë. Deputeti demokrat tha përmes batutave ironike se këtyre kompanive nuk “iu hap barku” për popullin, dhe se duhet që të mbajnë qëndrim për shqetësimin që shkaktojnë.

“Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut. Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? Në qoftë se nuk e keni shqetësim ju këtë muhabet...Për dyshekët, na grinë në telefon. E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara. E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera. Dalim fitues çdo gjysmë ore. Se nuk e dimë ne, iu hap barku për ne. Kanë të dhëna sensitive”, tha deputeti.

Ndonëse reagimi i tij u prit me të qeshura në sallë, komisioneri Besnik Dervishi e pranoi se kjo është një çështje shqetësuese.

saimir korreshi kompania e dyshekeve te dhena sensitive

Sondazh

Poll