Aktualitet

Mjegulla e dendur shkakton kaos në aksin Korçë-Pogradec, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

Raportohet po kështu se mjegulla ka qenë e dendur edhe në segmentin Sovjan-Pirg dhe Veliternë-Petrushë

23 Maj 2023, 16:55 Nga m.s
Mjegulla e dendur shkakton kaos në aksin Korçë-Pogradec,
mjegull e dendur

KORÇË- Sot drejtuesit e mjeteve janë përballur me vështirësi për shkak të mjegullës së dendur në aksin Korçë-Pogradec. Situata ka qenë tejet problematike mëngjesin e sotëm.

Raportohet po kështu se mjegulla ka qenë e dendur edhe në segmentin Sovjan-Pirg dhe Veliternë-Petrushë.

Përpos kufizimit të pamjes, mjegulla është precedentë për aksidente, por edhe kohëzgjatje të mbërritjes në destinacion. Drejtuesit e mjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët, për të shmangur aksidentet e mundshme.

 

aksi korçë-pogradec mjegull e dendur veshtiresi per mjetet

Sondazh

Poll