Politike

PD dhe PS bashkojnë votat, miratohet pr.ligji për rritjen e rrogës së deputetëve dhe ministrave 

Në vendimin e miratuar ditën e sotme paga e një ministri nga 181 mijë që e ka sot shkon në 345 mijë lekë bruto.

23 Maj 2023, 12:31 Nga I.A
PD dhe PS bashkojnë votat, miratohet pr.ligji për rritjen e
Mbledhja

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë pas debateve mes deputetëve dhe Ministres së Financave Delina Ibrahimaj kanë votuar sot rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave. Në vendimin e miratuar ditën e sotme paga e një ministri nga 181 mijë që e ka sot shkon në 345 mijë lekë bruto.

Ndërsa paga e një deputeti nga 158 mijë lekë që është shkon në 330 mijë lekë bruto. Ndërkohë që paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon në 329 mijë lekë lekë. Ndërkohë që në mbledhjen e sotme të Komisionit kundër ka votuar vetëm deputeti Agron Shehaj. 

komisioni i ekonomise 23 maj 2023

Sondazh

Poll