23 Maj 2023, 08:52
Nga k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Brenda godinës qëndroi për gati 40 minuta dhe më pas sqaroi edhe për mediat e pranishme arsyet se përse ishte thirrur për të dëshmuar në SPAK. Nga rrëfimi i tij, Flamur Noka ka dhënë sqarime për disa kallëzime që ka bërë para zgjedhjeve të 14 Majit, kallëzime të bëra në lidhje me krimet zgjedhore; njëri në lidhje me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi dhe lidhur me aplikacionin e përdorur nga Partia Socialiste, Aktivisti.
Noka ka bërë disa kallëzime në SPAK para dhe pas zgjedhjeve, e për ketë shkak është lajmëruar për t’u paraqitur nga prokurori Elvin Goka që të paraqesë provat që ka mbledhur.
“Ne kemi monitoruar dhe paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese dhe shantazhuese e qytetarëve për t’u dhënë me dhunë votën dhe për të famshmen çështje të aktivistit që po ashtu shantazhonte administratën. Të dyja këto janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’u shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar. Fakti që jam këtu do të thotë se ka hetim penal për Bufin dhe aktivistin. Vota me dhunë dhe presion duhet të marrë fund. Ne jemi këtu për t’i qëndruar kësaj deri në fund. Prokuroria dhe Policia kanë qenë në shërbim të regjimit, ndërkohë që Poliucia shoqëronte kriminelët që shpërndanin para. Kjo nuk përbën ndonjë të re, por nuk do të thotë që ne nuk do i gjendemi deri në fund kësaj gjëjë. Kjo do të jetë kauzë që do i qëndrojmë, ndarjes së partisë me shtetin,"-shtoi ai ndër të tjera.
Para mediave, Noka deklaron se kryetarja e Bashkisë Roskovec ka shantazhuar qytetarët duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Kallëzimin e ka depozituar pas disa audiopërgjimeve që u publikuan nga emisionit "Piranjat", ku vetë Bufi e pranoi presionin që po ushtronte mbi qytetarët sepse kishin dalë në mbështetje të Sali Berishës. Ndërsa aplikacioni “Aktiv1sti” u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës. Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’, kjo sipas opozitës ishte një metodë për të politizuar administratën.
flamur noka zgjedhjet lokale 14 maj 2023 majlinda bufi aplikacioni aktivisti
Politike
23 Maj 2023, 09:43
I.A
Olta Xhacka
TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë detaje nga takimi i saj në Bruksel me Ministra...
Politike
23 Maj 2023, 09:23
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse Jorida Tabaku pranion, ajo do të jetë kryetarja e komanduar e PD-së...
Politike
23 Maj 2023, 09:13
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thënë fjalën e tij "t&e...
Politike
23 Maj 2023, 09:11
I.A
Vangjel Dule
TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se çështja Beleri ka arritur deri në Shtëpinë e Bardhë. Dul...
Politike
23 Maj 2023, 09:02
k.m.
Luan Baçi
TIRANË- Një shkak për humbjen në 14 maj, për deputetin e Partisë Demokratike Luan Baçi ka qenë ...
Politike
22 Maj 2023, 22:27
A.B
Bardh Spahia
TIRANË- Bardh Spahia, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", që humbi zgjedhjet në Shkodër, ishte i ftuar n&e...
Politike
22 Maj 2023, 22:24
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi u zgjodh disa ditë më parë nga deputetët e PD-së zyrtare që të jetë krye...
Politike
22 Maj 2023, 22:16
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Në emisionin “Open” u diskutua se nëse kryedemokrati Sali Berisha duhet të mbajë përgjegj&eum...
Politike
22 Maj 2023, 22:14
a.l
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ësht&e...
Politike
22 Maj 2023, 22:15
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlament i PD zyrtare, Gazment Bardhi ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve si dhe për dorëhe...