Politike

Mbledhja e Kryesisë së PD/ Bardh Spahia rrethohet nga gazetarët: Ndërhyri krimi i organizuar

Bardh Spahia u shpreh se nuk janë braktisur nga demokratët dhe se votat e tyre janë aty.

23 Maj 2023, 11:41 Nga k.m.
Mbledhja e Kryesisë së PD/ Bardh Spahia rrethohet nga gazetarët:
Bardh Spahia

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka justifikuar humbjen e kryeqendrës së Veriut duke u shprehur se maxhoranca përdori paratë e krimit për të tjetërsuar rezultatin e votimeve në zgjedhjet e 14 Majit në këtë bashki. Teksa erdhi në Tiranë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Spahia u shpreh se nuk janë braktisur nga demokratët dhe se votat e tyre janë aty.

“Humbëm se ndërhyri krimi i organizuar. Ka thjesht dhe vetëm përfshirje të institucioneve, me paratë e krimit. Absolutisht jo, nuk na kanë braktisur votat e demokratëve, janë aty. Aty janë votat e anëtarësisë madje ka rritje. Nuk më kanë braktisur demokratët. Po të lexoni shifrat edhe votat, votat e demokratëve janë aty,"-tha ai për mediat teksa futej në seli. 

bardh spahia kryesia e pd 23 maj 2023

Sondazh

Poll