Politike

Lefter Maliqi denoncon: Shteti mafioz po shoqëron në polici djemtë që mbrojtën votën e lirë

Po ashtu ai ka theksuar se bashkinë e grabitur të Kuçovës do ua kthejnë qytetarëve

23 Maj 2023, 11:05 Nga I.A
Lefter Maliqi denoncon: Shteti mafioz po shoqëron në polici
Lefter Maliqi

TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Lefter Maliqi për Kuçovën ka denoncuar ditën e sotme se disa djemtë që kanë mbrojtur votën nga radhët e opozitës janë shoqëruar në polici. Me anë të një postimi në Facebook, Maliqi shkruan se me makina policie dhe në terrot total, të rinjtë po shoqërohen për verifikim madhe dhe po u kontrollohen telefonat. Po ashtu ai ka theksuar se bashkinë e grabitur të Kuçovës do ua kthejnë qytetarëve. 

Postimi i Plotë:

Skandal, shtet mafioz policor!Shoqërojnë për verifikim djemtë kurajoz në mbrojtje të votës së lirë! Turp! Shoqërojnë në makina policie, duke shkaktuar terror psikologjik tek banorët dhe prindërit! I mbajnë 2-3 orë verifikim të stisur! Iu kontrollojnë dhe telefonat! Po si nuk keni pak turp, pak moral! Të akuzuarit jeni ju mor të pacipë dhe jeni kthyer në akuzues se keni shtetin, policinë e bandat bashkë! Po si mundet që me datë 13, ditën e heshtjes elektorale kapim flagrant ‘Oligarkun’ fatorino Salillari, miliardierin gjakpirës të taksave të Shqiptarëve, me kapele i maskuar me punonjës të bashkisë dhe me pas gjejmë në Perondi në një makinë të panjohur Kryetaren e PS, Komuna Perondi e fshehur në sendiljen e makinës në mes të natës dhe pa turp denoncohen djemtë kurajoz! Ndëshkimi ligjor ju pret të gjithëve! Njerëz që keni frikë votën e lirë dhe lëvizni natën në errësire si hajdutë! Makina Audi me xhama të zinj me targa 262 me banditë të panjohur kërcënonte njerëzit tanë ditën e votimit. Policia u njoftua por heshti, pasi mesa duket, ishte palë me banditët. Ligji dhe Zoti do ju ndëshkojë! Bashkinë e grabitur të Kuçovës do ja kthejmë qytetarëve! Më ndiqni live sot ora 19:30 në ORA NEWS

lefter maliqi

Sondazh

Poll