Politike

Përfaqësues të opozitës në këshillat bashkiakë, Meta: Kërkoni llogaridhënie, duhet transparencë

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se duhet transparencë për çdo gjë dhe çdo vendim që merret. 

23 Maj 2023, 12:20 Nga I.A
Përfaqësues të opozitës në këshillat
Ilir meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje përfaqësuesve të opozitës në këshillat bashkiakë që të përgatiten për të kërkuar llogaridhënie. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se duhet transparencë për çdo gjë dhe çdo vendim që merret. 

Postimi i Plotë:

Përfaqësues të opozitës dhe të Partisë së Lirisë tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ne duhet të përgatitemi që tani në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të nisë që ditën e parë të konstituimit të këtyre Këshillave Bashkiake. Të nisë transparenca për gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën me buxhetin e bashkive dhe llogaridhënie absolute për çdo para që do të shpenzohet nga sot e në të ardhmen.

ilir meta

Sondazh

Poll