Politike

Mblidhet Kryesia e PD, Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Sali Berisha është shprehur se detyra kryesore e Partisë Demokratike ka qenë mbrojtja e votës, por jo me dhunë e armë, por me metoda të ligjshme.

23 Maj 2023, 12:21 Nga k.m.
Mblidhet Kryesia e PD, Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike mesditën e sotme në selinë blu. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se detyra kryesore e Partisë Demokratike ka qenë mbrojtja e votës, por jo me dhunë e armë, por me metoda të ligjshme. Por nuk ia doli dot duke shtuar se procesi i zgjedhjeve të 14 Majit, ka sjellë krim në pushtet.

"Duke qartësuar se mbrojtjen e votës, PD nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton, sot dhe përsa kohë të jetë forcë demokratike, përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre. Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jeni angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj themelor sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, krim në pushtet. Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Thirra këtë mbledhje për të diskutuar mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve postelektorale në vend. Në krye të radhës, unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD-së është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Dhe zotimi solemn dhe i përsëritur i yni, në mënyrë konstante. Duke qartësuar se mbrojtjen e votës, PD nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton, sot dhe përsa kohë të jetë forcë demokratike, përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre. Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jeni angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj themelor sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, krim në pushtet. Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj. Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezëri.

sali berisha kryesia e pd 23 maj 2023

Sondazh

Poll