Politike

Braçe i bashkohet opozitës për pagat, njëzëri me Spahon: Kemi diferencime shumë të mëdha, te Albcontrol janë me xhakuzi në punë

 Spaho theksoi se ka abuzime masive me pagat në Institucione.

23 Maj 2023, 10:56 Nga I.A
Braçe i bashkohet opozitës për pagat, njëzëri me
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate sot teksa po diskutohet ligji për pagat. Deputetët Erion Braçe dhe Edmond Spaho kanë kritikuar ligjin duke theksuar se ka diferenca shumë të mëdha mes titullarit dhe punonjësit.  Spaho theksoi se ka abuzime masive me pagat në Institucione, duke përmendur këtu dhe Albcontrol, që sipas tij ka xhakuzi dhe bëjnë festa të harbuara.  

Pjesë nga diskutimet:

Erion Brace: Për shoqëritë aksionere ka ndonjë përcaktim në ligj?

Ermal Nufi: Nuk ka një përcaktim për këtë ligj Shoqëritë tregtare kanë ligjin për shoqëritë tregtare. Ato kanë një vendim bordi apo Këshilli mbikëqyrës që përcakton se kush është niveli i pagave

Brace: Kemi një diferencë të rrogave të drejtuesve të shoqërive tregtare me rrogat e punonjësve të tyre. Diferenca mes rrogës së titullarit dhe rrogës së punëtorit është shumë e madhe. Po marr sektorin e energjisë, të ujit apo të shërbimeve postare. Duhet të bëjmë një rregullim sepse siç edhe ju thoni që këto ndërmarrje janë të rëndësishme, nuk ka konkurrencë. Pagat e drejtuesve indeksohen të punonjësve jo. Ka një zhbalancim anormal. Tani si do të trajtohen rrogat e tyre në raport me inflacionin. Nuk kam dëgjuar të jetë indeksuar rroga e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë të pambrojtur plotësisht.

Ermal Nufi: Ka qenë një periudhë e gjatë që nuk janë bërë indeksime dhe kjo po ndryshon me këtë ligj.

Braçe: Ka shoqëri tregtare pa konkurrencë, janë monopole

Spaho: Albcontrol, paga disa herë më të larta se Presidenti. Deri tani është bërë kokrra e qejfit kanë marrë çfarë kanë dashur. Xhakuzi, salep, masazhe, festa harbuese ja si shpërdorohen paratë dhe rasti është me Albcontrol. Nuk mund të ndodhë në një kompani shtetërore ku drejtuesi i saj të ketë rrogë më të lartë se Presidenti i Republikës, ky nuk është shtet.

 

komisioni i ekonomise 23 maj 2023

Sondazh

Poll