Politike

"Tabaku po reflekton nëse do të drejtojë PD", Fevziu-Bardhit: Kush do të votojë për kryetarin e ri?

Ndërkohë që theksoi se në zgjedhjet për kryetarin e PD-së do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD-së.   

23 Maj 2023, 09:23 Nga I.A
"Tabaku po reflekton nëse do të drejtojë PD",
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse Jorida Tabaku pranion, ajo do të jetë kryetarja e komanduar e PD-së deri sa të bëhen zgjedhjet e reja. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Bardhi ka theksuar se objektivi i tij është që ta shoh PD-në e bashkuar dhe në pushtet. Ndërkohë që theksoi se në zgjedhjet për kryetarin e PD-së do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD-së.   

Pjesë nga debati:

Fevziu: Nëse Tabaku e pranon, për sa kohë do e drejtoj ajo PD-në?

Bardhi: Tabaku dhe cili do që është drejtuesi i partisë në cilësinë e nënkryetarit, e drejton partinë në këtë cilësi deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

Fevziu: Sipas mediave ka një grup brenda PD-së dhe duke shfrytëzuar peshën e logos dhe vulës, do të tentojnë të krijojnë një grup të vogël që do të krijoj koalicion me Ramën ose me një grup tjetër?

Bardhi: Ky nuk është objektivi im. Dua të shoh PD-në të madhe, dua ta shoh atë forcë qeverisëse dhe të gjithëve bashkë ne në atë logo. Unë kam lënë çdo mëllef prej 6 muajsh dhe kam bërë thirrje dhjetëra herë që ne të kishin 1 kandidat në garë. Kam punuar edhe jashtë vëmendjes së medias që ne të kishim një kandidat të përbashkët. Dhe tani duhet që të përfundoj, pasi PD-ja ne nevojë për zgjdhje.

Fevziu: Kush janë anëtarët e PD-së që do të votojnë për kryetarin?

Bardhi: Anëtarët që janë të regjistruar në databazën e PD-së. Një pjesë prej tyre janë ata që kanë votuar Berishën. Si rregull ata janë. Databaza e anëtarësisë së PD-së është e kompjuterizuar dhe anëtarët e partisë janë të regjistruar. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll