Bota

Tragjedi në Amerikën e Jugut, përfshihet nga flakët konvikti i shkollës së mesme, ndërrojnë jetë 20 adoleshentë

Ende nuk dihet nëse viktimat janë studentë, mësues apo anëtarë të tjerë të stafit të shkollës. 

22 Maj 2023, 17:33 Nga k.m.
Tragjedi në Amerikën e Jugut, përfshihet nga flakët konvikti
Foto ilustruese

AFRIKË- Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr “të tmerrshëm” në konviktin e shkollës në shtetin e Amerikës së Jugut, Guajana. Ende nuk dihet nëse viktimat janë studentë, mësues apo anëtarë të tjerë të stafit të shkollës. 

Me pikëllim të madh ju sjellim një përditësim tronditës për zjarrin në konviktin e shkollës së mesme Mahdia. Ne kemi humbur shumë shpirtra të bukur në atë zjarr. Numri i të vdekurve aktualisht është 20, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime,”-thuhet në një deklaratë të Departamentit të Informacionit Publik.  Vetëm një zjarrfikës ndërhyri për të shuar zjarrin dhe për shkak se nuk pati ujë mjaftueshëm u detyrua të largohej për të kërkuar përforcime ndërkohë që ndërtesa digjej.

Dyshohet se shkak për zjarrin që shkaktoi tragjedinë, janë bërë kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta në këtë vend.

“Kjo është një fatkeqësi e madhe. Është e tmerrshme, është e dhimbshme”, tha Irfaan Ali, presidenti i Guyanezit.

Konvikti i Shkollës së Mesme Mahdia, ku ndodhi zjarri, është në qendër të përpjekjeve të qeverisë Guyanese për të përmirësuar nivelin e arsimit në pjesën më pak të zhvilluar të vendit./CNN

guajana

Sondazh

Poll