Bota

Dhunoi me dru gruan 5 vite më parë, Konjufca shkarkon këshilltarin e tij

Në vendim thuhet se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje e ka goditur gruan e tij me grushta dhe dru, duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup. 

22 Maj 2023, 17:01 Nga a.l
Dhunoi me dru gruan 5 vite më parë, Konjufca shkarkon
Drilon Gashi

KOSOVË- Ish-imami dhe këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Drilon Gashi është shkarkuar nga detyra pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Konjufcës.

Këshilltari Drilon Gashi është liruar nga detyra,” u shpreh ai. 

Në vendim thuhet se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje e ka goditur gruan e tij me grushta dhe dru, duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup. Kjo ishte interpretuar ndryshe më pas nga ana e gruas së tij, që kishte deklaruar se mes tyre kishte ndodhur një “zënkë” dhe se bashkëshorti i saj, Driloni, kishte pranuar edhe gjëra të cilat nuk kishin ndodhur. 

"Para 5 viteve, gjatë procesit gjyqësor, burri im pranoi disa fakte që në të vërtetë nuk ndodhën kurrë, por ai e bëri këtë për të përfunduar sa më shpejt situata dhe për të rikuperuar marrëdhënien tonë. Ne në atë kohë nuk kishim as avokat me vete dhe fjalët që janë shkruar në procesverbal as që na kanë interesuar më vonë", tha Teuta Mahmutaj, bashkëshortja e Gashit.

Drilon Gashi më herët ka deklaruar se besonte te teoria e evolucionit sipas Charles Darwinit. Më vonë, ai do të përjashtohej nga BIK-u pikërisht për shkak të këtyre bindjeve. Për një periudhë të caktuar, ai kishte mbetur i papunë. 

drilon gashi

Sondazh

Poll